Friday, August 22, 2025

Qeveria në detyrë mban mbledhje- Këto janë pesë vendimet që u morën

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar të premten një mbledhje elektronike, ku ka miratuar pesë vendime të rëndësishme, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Këto janë vendimet:

Vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025;Plotësuar dhe ndryshuar Statutin Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim:

Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes;

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer