Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vazhduar sot vizitat në institucionet arsimore të qytetit, ku është informuar nga afër për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe për punimet e realizuara nëpër shkolla.
Tahiri tha se mësimdhënësit dhe menaxhmentet e shkollave e kanë konfirmuar gatishmërinë për të pritur nxënësit, duke shtuar se pothuajse në të gjitha institucionet arsimore janë bërë investime të rëndësishme.
“Arsimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë”, u shpreh Tahiri.