Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot në mëngjës punimet që po bëhen në urën e re për vetura mbi lumin Ibër, shkruan rajoni.org.
Ai ka thënë së së shpejti nisin punimet intensive edhe në urën tjetër për këmbësorë, e cila e kompleton shetitoren e re të KEJ-it.
Postimi i plotë:
Ditën e nisa duke vizituar punimet që po bëhen në urën e re për vetura mbi lumin Ibër.
Punëtorët që nga ora 5:00 kanë dalë për t’i kryer punët e fundit, e unë i falenderova për angazhimin e jashtëzakonshëm që kjo urë të kryhet në afat rekord.
Jam i lumtur edhe me modifikimin e kyçjes në rrugën “Lah Nimani”, e cila tashmë do të çlirohet nga trafiku i dendur.
Së shpejti nisin punimet intensive edhe në urën tjetër për këmbësorë, e cila e kompleton shetitoren e re të KEJ-it.