Tuesday, August 26, 2025

Nura kritika VV-së për Bashën: Më mirë një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë 100 luanëve

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka kërkuar nga Vetëvendosje të vendosë në votim një emër kredibil për pozitën e të parit të kuvendit, në mënyrë që të zhbllokohet ngërçi institucional.

Ai ndër tjera, ndërsa komentoi propozimin e Dimal Bashës, përdori edhe një frazë siç tha i përket termeve ushtarake, duke pëmendur gomarë e luanë, transmeton klankosova.

”Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së me dëshirë s’do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë një befasi, edhe pse ne kërkuam një pauzë dhe të njoftohemi nëse është vërtetë qëllimi i tyre që Dimal Basha, të jetë në krye të kuvendit”.

”Ne në ushtri e kemi një term që thotë: ‘Më mirë është një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë t’u prijë 100 luanëve’ e tash Dimal Basha të jetë i pari i kuvendit, është një fyerje për votuesit e Vetëvendosjes por dhe të gjithë votuesit e Kosovës”.

”Derisa ata po përpiqen që neve të na lënë në faj, mendoj që PDK do t’ia japë votën, edhe pse nuk e besoj që do ta qesin prapë në votim”.

”Ne presim çdonjëri të jetë pjesë e saj. U bëjë ftesë të mos na befasojë as ne as ata, por të jetë një person që të na përfaqësojë të gjithë neve përballë kuvendit”.

”Ata vjedhurazi ngritën dorën, dhe u votu si u votu. Më vjen keq që e them atë, por vërtetë Dimal Basha nuk meriton votat e deputetëve për ta zënë të parin e kuvendin”.

Sepse vazhdimisht ka qenë jopërbashkues, jokonstruktiv dhe vazhdimisht është mundu partitë tjera m’i shantazhu.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer