Tuesday, September 9, 2025

Sefer Bajraktari kandidon për Asamblenë Komunale të Skenderajt me numrin 17 në listën e PDK-së

Sefer Bajraktari, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për mandatin e parë nga rradhet e PDK’së.

Ai do të garojë me numrin 17 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale.

Në një postim, Bajraktari ka theksuar se do të shërbej me nder dhe përkushtim,

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Me përkushtim të plotë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj vendit tim, dua t’ju njoftoj se do të jem kandidat për Asamblenë Komunale të Skenderajt, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 17 në listë.

Ky vendim vjen nga bindja ime e thellë se çdo qytetar ka përgjegjësi të kontribuojë aty ku jeton dhe punon, për të mirën e përbashkët. Unë besoj në transparencë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë, me synim që zëri juaj të dëgjohet dhe të reflektohet në vendimmarrje.

Një falënderim i veçantë kryetarit të PDK-së në Skenderaj, z. Sami Lushtaku, për besimin dhe mbështetjen në këtë rrugëtim që e shoh si një mision për të ardhmen tonë të përbashkët.

Ju ftoj që të më besoni dhe të më mbështesni me votën tuaj.

Për një Skenderaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë!

#SamiLushtaku
#SeferBajraktari
#PDK
#17

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer