Thursday, September 4, 2025

Visar Ymeri: Arian Tahiri e ka profilin shumë të fortë brenda komunës, ka popullaritet dhe përvojë, Faton Peci është në procese gjyqësore për korrupsion

Analisti politik, Visar Ymeri ka analizuar kandidatët për kryetar të Mitrovicës, dy pretendentët kryesor, Arian Tahirin e PDK-së dhe Faton Pecin e GUXO-s.

“Kandidimi i Faton Pecit është problematik edhe nga kjo perspektivë, nuk e di se si ka me përfundu kjo afera me mbetjet shtazore, por nëse del fajtor është përnime aferë e madhe. Janë dhjetëra miliona euro. E ki një njeri që është në procese gjyqësore për korrupsion dhe s’do të duhej të bëhej kryetar i komunës”, ka thënë Ymeri.

Tutje ai ka analizuar edhe kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

“Unë çka kam dëgju prej mitrovicalive se edhe dajtë i kam në Mitrovicë, është një figurë e respektueshme në qytet, përkundër që nuk ka ndonjë profil nacional ai e ka profilin shumë të fortë brenda komunës dhe e njeh komunën se ka qenë nënkryetar. Ai e ka një përparësi jashtëzakonisht të madhe sepse ka punu me një kryetar për të cilin kam vetëm fjalë të mira, Bedri Hamzën. Bedri Hamza për mua gjithë ka qenë një profil tjetër i politikanit. As s’ka pasë urrejtje e as nuk ka qenë i përfshirë në afera. Gara do të jetë e fortë por gjasat i ka Arian Tahiri me fitu për shkak se PDK aty është e fortë dhe për shkak të përvojës dhe popullaritetit të tij. Faton Peci ndërkohë e ka një avantazh sepse përmes donacioneve me bujq, kogja shumë ish marrë edhe me blerje vote. Ai e ka një disafantazh sepse nuk e ka degën e VV-së mbrapa krejt”, tha Ymeri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer