Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takimin e parë në selinë e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, shkruan rajoni.org.
Ai është shprehur i nderuar me praninë e kandidatëve për asamble dhe anëtarëve të shtabit, duke falënderuar për diskutimet dhe gatishmërinë e tyre për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Drenasi është zemra e Kosovës, bashkë vazhdojmë, +4!”, ka theksuar Lladrovci.