Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një burrë ka mbetur i plagosur nga një e shtënë me armë zjarri.
Raportohet se viktima është Sh. Maxhuni, 62-vjeçar i cili ka deklaruar se rreth orës 20:25, përderisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij, ka dëgjuar një krismë dhe menjëherë ka ndjerë një goditje në këmbën e djathtë, sipër gjurit.
Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme me askënd dhe se nuk dyshon në ndonjë person të caktuar. Deri më tani, Policia nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, ku sipas mjekëve është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.