Monday, September 8, 2025

Zyrtarizohet koalicioni PDK-AKR në Mitrovicë, Tahiri: Në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri njoftoi për zyrtarizimin e koalicionit me AKR-në.

Tahiri shkroi në Facebook se ky bashkëpunim i shërben qytetit dhe qytetarëve.

“Kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik. Sot me AKR-në e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm. Ky bashkim dhe ky bashkëpunim është në shërbim të Mitrovicës dhe do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate”.

“Gjergjin, strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës, i falënderoj për besimin e tyre dhe i garantoj se me dashurinë e madhe që kemi për qytetin, do të përkushtohemi dhe do të punojmë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të komunës sonë! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, shkroi Tahiri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer