Wednesday, November 5, 2025

Një person në Skenderaj goditet në këmbë nga ekskavatori gjatë punimeve, dërgohet në spital

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Skenderaj, pasi është lënduar gjatë punimeve në shtëpinë e tij, shkruan rajoni.org.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 6 shtator 2025, rreth orës 12:40, kur viktima, mashkull kosovar, ishte goditur në këmbë nga luga e një ekskavatori.

I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjekët kanë konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer