Tuesday, September 9, 2025

14.20 gramë substancë e dyshuar narkotike gjendet në veturën e një personi në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 08 shtator 2025, rreth orës 13:35, në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, shkruan rajoni.org.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar 14.20 gramë substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar më tej nga organet kompetente.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer