Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A. njofton se pas sanimit të problemeve teknike dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, është konfirmuar se uji i rrjetit të furnizimit është i sigurt për konsum.
Sipas rezultateve të analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, uji plotëson të gjitha kriteret e parashikuara me udhëzimin administrativ UA10/2021.
Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë monitorimin e rregullt dhe informimin transparent për qytetarët.
KRU “Mitrovica” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.