Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takime me qytetarët e fshatrave Kishnarekë dhe Vasilevë, ku ka marrë përkrahje të gjerë për vazhdimin e mandatit të tij, shkruan rajoni.org.
Lladrovci tha se mbështetja e qytetarëve është e lidhur me arritjet që janë realizuar në komunë gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se rezultatet e deritanishme e bëjnë krenar dhe të vendosur për të vazhduar punën në të gjitha fushat e përgjegjësisë.
Postimi:
Qytetarët në Kishnarekë dhe Vasilevë, në takime shprehën vullnetin e tyre të vendosur “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsye.
Arritjet në komunën tonë, na bëjnë krenar për të vazhduar punën bashkë me qytetarët në të gjitha fushat e përgjegjësisë.
Vazhdojmë, +4 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” 1️⃣0️⃣1️⃣ ✅