Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me gratë e Nismës Socialdemokrate në këtë komunë, të cilat i ka cilësuar si “fisnike dhe promotore të vërteta të zhvillimit”, shkruan rajoni.org.
Në një postim, Kastrati ka theksuar se përkrahja e tyre është thelbësore për vizionin e tij për një Malishevë urbane dhe të zhvilluar, duke shtuar se do të angazhohet që zëri i grave të jetë gjithmonë në qendër të këtij vizioni.
Postimi:
Pamje nga takimi ynë i mrekullueshëm me gratë fisnike të Nismës Socialdemokrate në Malishevë, të cilat janë promotore të vërteta të zhvillimit të komunës sonë.
Me përkrahjen e madhe të kryetarit Limaj, do të angazhohemi që zëri i tyre të jetë gjithmonë në qendër të vizionit tonë për një Malishevë Urbane e të zhvilluar.