Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar tri takime me qytetarë në Korroticë të Epërme, Zabel të Ulët dhe Arllat, ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe synimet për fitoren e radhës më 12 tetor, shkruan rajoni.org.
Në adresimin e tij, Lladrovci ka vlerësuar qytetarët e komunës si “kampionë, dinjitozë dhe krenarë”, duke theksuar kontributin e tyre në çlirim dhe shtetndërtim.
”Në takime, ceka shkaqet pse bedelëve dhe keqbërësve ju intereson pushteti lokal në Drenas, shkaqe të cilat po maskohen ashtu siç ndodhi në të kaluarën”.
Postimi:
Në tri takime të zhvilluara në Korroticë të Epërme, në Zabel të Ulët dhe në Arllat, me qytetarët diskutuam për fushatën që na pret dhe fitoren “Për Drenasin Kampion”.
Qytetari i komunës së Drenasit jeton e punon në zemrën e Kosovës, është qytetar kampion, dinjitoz e krenar me kontributin e çmuar për çlirim e shtetndërtim.
Në takime, ceka shkaqet pse bedelëve dhe keqbërësve ju intereson pushteti lokal në Drenas, shkaqe të cilat po maskohen ashtu siç ndodhi në të kaluarën.
Vendosmëria për ta vazhduar qeverisjen e shkëlqyer lokale duke zgjedhur numrin 101 më 12 tetor, do të jetë përgjigje për ata që duan t’ia mbyllin sytë qytetarëve të komunës tonë para kutive të votimit.
“Për Drenasin Kampion” është ftesë për fitore dhe vazhdim të qeverisjes së shkëlqyer, bashkë me qytetarët.
101, Vazhdojmë +4!