Friday, September 12, 2025

Oferta më e shtrenjtë fitoi tenderin: NPB e Prishtinës do të paguajë 34% më shumë në tenderin gjysmë milionësh

Ndërmarrja Publike Banësore e cila udhehiqet nga PDK ka nënshkruar një tender në vlerë të planifikuar: 499,500€ për riparimin e rrugëve me asfalt dhe kubëza në zonat rurale dhe urbane në Prishtinë, shkruan rajoni.org.

Në garë për këtë tender ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.

Kompania që u shpall fituese është “FS C ING” e cila ofertoi me vlerën 40.18€.

Ofertë me të lire se operatori fitues pati operatori ekonomik “NNT ABC”, me çmimin e ofertës për njësi 29,90€ ose mbi 34% me lirë së kompania fituese. Thjështuar në realizimin e punëve; në bazë të krahasimit të ofertave del së tani kjo ndërmarrje do të paguaj me shumë; kursë punë do të realizohen për çdo njësi rreth 34% me pak.

Njoftimi mbi vendimin e AK dhe kontrata në emër të NPB’së janë të nënshkruara nga zyrtari i prokurimit, Arban Bytyçi.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer