Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar të moshuarit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në kryeqytet. Rama ka thënë se në këtë shtëpi, kanë shtuar staf të ri, duke rritur përkujdesjen për të moshuarit.
“I lumtur që në “Shtëpinë e të Moshuarve”n’Kryeqytet, kemi arrit me i shtu kapacitetet me staf të ri. Mjeke, infermiere, punëtorë kujdesi, staf administrativ e teknik që me zemër janë çdo ditë pranë të moshuarve tanë”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit ka thënë se kanë intervenuar edhe me punime në oborr e hapësirat e brendshme të “Shtëpisë së Pleqve” “Është intervenu edhe në ambientet e brendshme dhe në oborr që kjo shtëpi të jetë jo vetëm vend kujdesi, por edhe një hapësirë për shoqëri, qetësi e jetë të dinjitetshme për secilin”, ka shkruar Përparim Rama. Ai ka falënderuar të moshuarit për pritjen.
Postimi i plotë: