Tuesday, November 4, 2025

“Kemi dëshmuar me punë”, Labinot Halilaj zyrtarizon kandidaturën me PDKRLL

Kandidati me numër 30 për Asamblenë Komunale të Drenasit nga radhët e PDKRLL, Labinot Halilaj, pas hapjes së fushatës ka nëpërmjet një postimi ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për këtë garë, shkruan rajoni.org.

Ai ka shkruar se gara sapo ka nisur dhe se kjo fushatë nuk është vetëm për të, por edhe për kandidatin për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovcin, i cili garon me numrin 101.

Labinot Halilaj garon me numrin 30 për Asamblenë Komunale, ndërsa Ramiz Lladrovci me numrin 101 për kryetar të komunës.

Postimi:

Të nderuar familjarë, bashkëvendas, miq dhe shokë,

Gara për zgjedhjet komunale sapo ka nisur! Përmes këtij postimi, ju njoftoj me krenari se unë mbaj numrin 30✅ në listën garuese “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Kërkoj mbështetjen tuaj të çmuar, jo vetëm për veten time, por edhe për kandidatin tonë për Kryetar Komune, z. Ramiz Lladrovci, me numër 101✅.

Gjatë dy mandateve të kaluara kemi punuar pa pushim për të mirën e Drenasit, dhe jam i bindur se kemi fituar besimin tuaj me veprime, jo vetëm me fjalë.

Motoja jonë “Për Drenasin Kampion” do të vazhdojë të na udhëheqë edhe në mandatin e ardhshëm.

Ju ftoj të gjithëve që të na përkrahni për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për komunën tonë!

Me respekt,
Labinot Halilaj
#30✅ Për Asamble Komunale
#101✅ Ramiz Lladrovci për Kryetar

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer