Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahir Geci, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Hagë për drejtësi për çlirimtarët.
Ajo ka shkruar në Facebook se sot u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar dhe kombëtar.
“Sot në Hagë u bashkua zëri i shqiptarëve për të mbrojtur të vërtetën dhe lirinë e Kosovës. Sakrifica e atyre që luftuan në radhët e UÇK-së për çlirimin e vendit nuk mund të gjykohet dhe kurrë nuk do të harrohet”, ka shkruar Geci në facebook.