Monday, September 15, 2025

Arian Tahiri nderon dëshmorët e Epopesë së Mazhiqit: “Kujtimi për ta është frymëzim për të gjithë ne”

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore kushtuar Epopesë së Mazhiqit, në Shalë të Bajgorës, duke bërë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj treve të lavdishme të luftës çlirimtare.

Tahiri, i shoqëruar nga qytetarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, ka vizituar vendet ku u zhvilluan betejat e lavdishme të UÇK-së, duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve Rifat Zeneli, Avni Shabani e Enver Ferizi, si dhe martirëve Halim Ferizi e Rizah Tahiri.

“Ditët e Epopesë së Mazhiqit janë ditë lavdie. Ata që qëndruan këtu, ata që luftuan këtu, e bënë këtë për të ardhmen e brezave të rinj. Kujtimi për ta është frymëzim për të gjithë ne,” ka deklaruar Tahiri, duke theksuar se sakrifica e tyre është gur themeli i lirisë që sot e gëzojmë.

Ai shtoi se këta emra të lavdishëm jetojnë përjetësisht në çdo hap të lirisë sonë dhe se respekti për ta nuk do të mungojë kurrë: “Jemi krenarë dhe gjithnjë do ta nderojmë sakrificën e tyre!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer