Kandidati për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehani, ka pritur në takim deputeten dhe ish-luftëtaren e UÇK-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila i ka uruar suksese në garën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan rajoni.org.
Mehani ka theksuar se platforma dhe lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal që ai udhëheq, janë garancia për ndryshimin që i duhet Skenderajt.
“Listat dhe platformat tjera janë vazhdimi i të vjetrës. Ne jemi e reja dhe ndryshimi që i duhet Skenderajt. Bashkë për Skenderajn!”, ka deklaruar Mehani, duke ftuar qytetarët ta mbështesin me numrin 105.