Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Malishevës, Ekrem Kastratin, duke e cilësuar atë si garantues të zhvillimit dhe transformimit të qytetit, shkruan rajoni.org.
Ai vlerësoi ekipin që e rrethon Kastratin, ku përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, gra të zonja dhe të rinj me energji e përkushtim, duke theksuar se ky kombinim është çelësi i suksesit për garën e ardhshme në asamblenë komunale.
Postimi:
Vazhdojmë me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane 186!
Ekrem Kastrati, për 4 vite, ka transformuar Malishevën, dhe ky është rezultat i një pune të palodhshme, planifikimi dhe përkushtimi të pandalshëm.
Kryetari Kastrati, i rrethuar nga një ekip i jashtëzakonshëm, me përvojë institucionale dhe nga profesione të ndryshme, përfshirë gra të zonja dhe të rinj me vullnet e angazhim, do të jenë fitues edhe në garën për asamblenë komunale.
Malisheva Urbane nuk është vetëm një projekt infrastrukturor; është simbol i zhvillimit, është dëshmi se kur udhëhiqet me zemër dhe mendje, qyteti lulëzon, qytetarët ndihen krenarë dhe e ardhmja ndërtohet mbi themele të forta.
Përjetë Malisheva Urbane! Vazhdojmë bashkë me NISMA Socialdemokrate – 186!