Tuesday, September 16, 2025

Arian Tahiri viziton organizaten “7 Arte” premton vazhdimin e mbështetjes për artin dhe kulturën në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë një vizite në hapësirat e organizatës kulturore “7 Arte”, është takuar me drejtuesit e këtij instutucioni, siç u shpreh ai, “shprehin shpirtin e Mitrovicës përmes veprave të tyre”.

Tahiri ka theksuar se si kryetar i ardhshëm i komunës do të angazhohet maksimalisht për të garantuar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë artistët dhe grupet kulturore. Sipas tij, ata do të kenë në dispozicion hapësira të përshtatshme dhe mundësi konkrete për t’u shprehur lirshëm dhe për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

“Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës,” ka shkruar Tahiri, duke shtuar se në qeverisjen e tij, festivalet dhe aktivitetet kulturore do të organizohen në baza javore dhe mujore.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së iniciativave të reja kulturore, me qëllim krijimin e hapësirave të reja zhvillimi dhe promovimin e talenteve të rinj në qytet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer