Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:25 gjatë një patrullimi në qytetin e Drenasit ka ndaluar një veturë, ku pas kontrollit tek një pasagjer, mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit policor, tek i dyshuari është gjetur një pistoletë me katër fishekë. Rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.