Wednesday, October 8, 2025

Nuk largohet Bylbyl Sokoli, bordi i Drenicës e mbështetë trajnerin

Bylbyl Sokoli është në presion nga tifozët “Shqiponjat e Zeza” për shkak të rezultateve në nisjen e këtij sezoni të ri në Superligën e Kosovës.

Disa tifozë janë duke kërkuar largimin e tij, kurse bordi ka vendosur që “profa” të jetë i paprekshëm, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, kryesia e klubit nga Drenica ka dhënë mbështetjen e plotë për trajnerin Bylbyl Sokoli: Kryesia, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i klubit janë 100% pas trajnerit Bylbyl Sokoli dhe lojtarëve tanë.

Drenica në tri ndeshje në Superligë ka grumbulluar katër pikë, një fitore, një humbje dhe një barazim dhe qëndron në pozitën e 7-të.

“Për herë të parë, FC Drenica ka një kryesi të fortë, me vendime që nuk lejojnë ndërhyrje nga jashtë. Pikërisht kjo nuk i pëlqen disa personave të caktuar, të cilët mund të kenë synime të këqija.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer