Peja sot është bërë më e pasur me një investim të ri në arsim. Është inauguruar objekti i ri i shkollës “Vaso Pashë Shkodrani”, i cili do t’u ofrojë nxënësve kushte moderne dhe më dinjitoze për mësim e zhvillim, shkruan rajoni.org
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të komunës për krijimin e hapësirave të reja arsimore, ku fëmijët dhe të rinjtë e Pejës mund të mësojnë dhe të rriten në një ambient bashkëkohor.
Objekti i ri pritet të lehtësojë procesin mësimor dhe të ofrojë standarde të reja për arsimin në qytet.