Wednesday, September 17, 2025

Arian Tahiri viziton familjen e dëshmorit Gani Hajra në Gushavc: E ndjeva fuqinë dhe krenarinë që kjo familje vazhdon ta ruajë me dinjitet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar familjen e dëshmorit Gani Hajra në Gushavc.

“Ne kemi për obligim ta nderojmë këtë sakrificë me punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, është shprehur Tahiri.

Postimi i plotë:

Nuk ka ditë më të veçantë sesa kur e përfundon me një vizitë te familja e një dëshmori. Sonte isha në shtëpinë e familjes Hajra në Gushavc, tek familja e dëshmorit Gani Hajra, ku ndjeva fuqinë dhe krenarinë që kjo familje vazhdon ta ruajë me dinjitet.

Ne kemi për obligim ta nderojmë këtë sakrificë me punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. 🙏

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer