Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje rreth orës 21:30 në Drenas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit policor, viktimat kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Gllogoc 17.09.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër dhe djalit të tij mashkull kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Rajoni.org/