Thursday, September 18, 2025

Glauk Konjufca viziton Ilir Seferin në Gjermani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij në Gjermani ka ndaluar edhe në Konakun e Afaristit Ilir Seferi, shkruan rajoni.org.

Ilir Seferi, biznesmen i suksesshëm nga diaspora dhe kandidat për asamble komunale në Skenderaj me numrin 25 në listën e Vetëvendosjes, e ka pritur Konjufcën në një takim miqësor ku u diskutua për rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës.

Me këtë rast, Seferi i dhuroi kryeparlamentarit librin e tij në gjuhën gjermane, “Die Alte Posthalterei Zusmarshausen-Ein Wahrzeichen volle bewegte Geschichte”, botuar në shtator dhe tashmë i disponueshëm për lexuesit në Amazon.

“Ky libër është një dëshmi e lidhjes mes historisë dhe vizionit për të ardhmen, ashtu si rrugëtimi im nga diaspora në shërbim të Skenderajt dhe Kosovës,” u shpreh Seferi.

Vizita e Konjufcës shihet si mbështetje e rëndësishme për angazhimin e diasporës shqiptare në jetën politike dhe zhvillimin lokal.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer