Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është takuar pasditen e sotme me taksistët e qytetit, të cilët ai i vlerësoi si pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme të qytetarëve.
Gjatë takimit, Idrizi bashkë me ta diskutoi sfidat që ata hasin në punën e tyre, si dhe mundësitë për mbështetje dhe lehtësim të angazhimit të tyre të përditshëm.
Ai theksoi se përkrahja për këtë kategori do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e punës dhe shërbimit që ofrojnë taksistët për qytetarët e Vushtrrisë.