Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Llapqevë, të cilët i kanë shprehur mbështetje të fuqishme për vazhdimin e qeverisjes së tij, shkruan rajoni.org.
Në këtë tubim, Kastrati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe përkushtimin për projekte të reja që do të sjellin përfitime për komunitetin.
“Bashkë me banorët e këtij fshati që janë rreshtuar krah numrit 186, do të bëjmë punë të mira për Llapqevën dhe Malishevën Urbane,” u shpreh Kastrati, duke nënvizuar angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të komunës.