Friday, September 19, 2025

Në vitin 2018 Posta e Kosovës kërkonte mbylljen e zyrave të saj në Graçanicë, Shtërpcë, Dragash, Novobërdë etj. ndërkohë që atje oper

Të enjten e javës që e lam pas, Posta e Kosovës mori edhe zyrtarisht objektet e saj në qendër të Graçanicës e të Shtërpcës, ku deri në janar të këtij viti kishte operuar ilegalisht Posta e Serbisë.

Padyshim, ky është një sukses i jashtëzakonshëm i institucioneve të Kosovës, të cilat me këmbëngultësinë e tyre arritën që ta kthejnë sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe komunat veriore.

Por, jo më larg se shtatë vite më parë, në vitin 2018, realiteti në terren ishte krejt ndryshe. Posta ilegale e Serbisë jo vetëm që operonte në katër komunat veriore, por ajo kishte shtrirje edhe në komunat në brendësi të territorit të Kosovës, duke operuar në objekte që ja kishte uzurpuar Postës së Kosovës.

Në fakt, nëse krahasojmë me realitetin e sotshëm, situata ishte paradoksale. Ish drejtuesit e Postës së Kosovës, në vitin 2018, në vend se t’i kërkonin Qeverisë së Kosovës që të merrte masa për lirimin e objekteve të tyre, të cilat i kishte uzurpuar Posta e Serbisë, ata kishin planifikuar mbylljen e 11 zyrave postare, të cilat ndodheshin në komunat të banuara me shumicë serbe, në brendësi të territorit të Kosovës, madje që operonin në ambiente të marra me qera.

KosovaNews ka siguruar një letër të datës 16 maj 2018, të cilën ish-Kryeshefi i Postës së Kosovës, z. Sejdi Hoxha, ish-deputet i PDK-së, si dhe vendimin e bordit të Postës së Kosovës , në krye të të cilit në atë kohë ishte z. Halit Isufi, poashtu, ish- kandidat i PDK-së, ia kishin dërguar kryeministrit të atëhershëm, z. Ramush Haradinaj, Ministrit të Financave, z. Bedri Hamzëd, e atij të zhvillimit ekonomik, z. Valdrin Lluka.

Shkresa kishte të bënte me mbylljen e zyrave postare në: Shtërpcë, Graçanicë, Dragash, Novobërdë (Artanë), Mamushë, Reçan, Brod, Gorazhdec e Hoçë e Madhe, nën “arsyetimin” se në këto zyra ishin duke operuar me humbje, ndër tjera edhe pasiqë atje paguanin qera për objekte private.

Në këtë letër kryeshefi i atëhershëm, z. Sejdi Hoxha i shkruante Qeverisë se këto zyra për një kohë të gjatë operojnë me humbje, mirëpo rëndimi i gjendjes financiare të Postës së Kosovës, ka shtyrë bordin e kompanisë që vetëm tash ta  konsiderojë mbylljen e tërësishme të tyre.
Në këtë letër, ish-bordi i Postës së Kosovës kërkonte nga Qeveria, që nësë nuk mbyllen këto zyra postare, atëherë të gjenin forma shtesë të financimit nga Qeveria, ndërkohë që Posta në këtë kohë, nuk shquhej shumë për efikasitet financiar, në veçanti kur bëhej fjalë për luksin e menaxhmentit.

 

Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Postës së Kosovës për vitin 2018 i bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit – ZKA, kishte nxjerrë një mal me shkelje dhe abuzime në këtë ndërmarrje publike. Në atë kohë operatori nacional postar i Kosovës ishte udhëhequr nga z. Sejdi Hoxha, kryetar i degës së PDK në Drenas, më vonë edhe deputet i kësaj partie.

Në raport ishin spikatur shpenzimet enorme të bëra nga Sejdi Hoxha, kryeshef e Halit Isufi, Kryesues i Bordit, mos evidentimi i pasurive të paluajtshme të ndërmarrjes e plot parregullsi tjera. ZKA kishte dhënë opinion të kundërt, shkalla më e ulët e vlerësimit për një ndërmarrje të audituar.

Po në këtë periudhë të audituar – viti 2018 – ndërkohë që Sejdi Hoxha i PDKsë me shokë e kishin zhvatur buxhetin e ndërmarrjes me shpenzime luksi, udhëtime e çka jo tjetër, në muajin maj i ishin drejtuar Ramush Haradinajt – Kryeministër, Valdrin Llukës – Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Bedri Hamzës – Ministër i Financave që në emër të “shkurtimit të shpenzimeve” të bëjnë mbylljen e zyrave postare në Shterpcë, Graçanicë, Reçan, Brod, Dragash etj.

Këtë lajm me pompozitet e me egzaltim e kishin raportuar mediat në gjuhën serbe në atë kohë. https://kossev.info/sq/posta-kosova-zahteva-zatvaranje-svojih-kancelarija-u-strpcu-gracanici-recanu-brodu-dragasu/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer