Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka theksuar sot se takimet me qytetarët dhe bizneset e qytetit po e mbushin çdo ditë me energji pozitive dhe shpresë për të ardhmen.
“Me bizneset e Vushtrrisë gjithmonë kemi ecur bashkë drejt punëve të mëdha dhe fitoreve, dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt zhvillimit edhe pas 12 tetorit”, u shpreh Idrizi.
Me moton #mamirëpërVushtrrinë, Idrizi e përmbylli mesazhin e tij duke u zotuar se partneriteti me qytetarët dhe bizneset do të mbetet themeli i qeverisjes së tij.