Saturday, September 20, 2025

Një person në Skenderaj raporton të shtëna dhe dy të maskuar në oborrin e shtëpisë së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mesnate në fshatin Vajnik të Skenderajt, ku një qytetar ka raportuar në polici se ka dëgjuar të shtëna armësh pranë shtëpisë së tij dhe ka parë dy persona të maskuar në oborr, shkruan rajoni.org.

Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.

Rasti është duke u hetuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer