Saturday, September 20, 2025

Xhafer Tahiri premton çerdhe të re në Bukosh e Novolan dhe mbështetje për 100 familje të reja çdo vit nga vizita në Ajna Cale

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpalosur disa nga zotimet e tij programore, duke theksuar se mbështetja për gratë dhe familjet e reja do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

Gjatë një vizite në biznesin familjar “Ajna Cake” në Bukosh, i cili punëson kryesisht gra dhe udhëhiqet nga Bajram Abazi, Tahiri tha se shembuj të tillë tregojnë fuqinë e grave në zhvillimin ekonomik të komunës.

Ai premtoi ndërtimin e një qerdheje të re për fshatrat Bukosh dhe Novolan, me qëllim që prindërit punëtorë të kenë fëmijët e sigurtë në kopsht.

Po ashtu, Tahiri paralajmëroi një program të posaçëm për strehimin e të rinjve, duke mbuluar normën e interesit për kredi banesore, që do t’i ndihmojë deri në 100 familje të reja çdo vit të blejnë banesë në Vushtrri./Mitropol/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer