Saturday, September 20, 2025

Vogëlushja Meara Kajtazi nga Skenderaj ka nevojë për trajtim urgjent, familja apelon për ndihmë

Një apel urgjent për ndihmë është bërë për shpëtimin e jetës së foshnjës vetëm 8 muajshe, Meara Kajtazi nga Skenderaji. Ajo po përballet me gjakderdhje të pandalshme nga sytë, hunda, goja, veshët, trakti urinar dhe ai tretës. Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, brenda një muaji, Meara ka humbur pesë kilogramë, shkruan rajoni.org.

Mjekët në Kosovë nuk kanë arritur të vendosin diagnozë dhe kanë rekomanduar dërgimin e menjëhershëm për trajtim jashtë vendit. Kostoja totale e trajtimit arrin shumën prej 20.200 eurosh.

Familja apelon për ndihmën e qytetarëve me qëllim që vogëlushja të marrë trajtimin e nevojshëm sa më shpejt.

Të dhënat për ndihmë financiare:

Te dhenat bankare ne Gjermani 🇩🇪

Konto – Kreissparkasse Leverkusen Karten-Nr: 5270028077
Emri: Nehat Kajtazi
IBAN :DE84375514400200968477
BIC : WELADEDLLEV

Te dhenat bankare ne Kosovë🇽🇰
Banka: NLB Bank
Emri :Shqipdona Kajtazi
IBAN: XK05 1707018302055750

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer