Sunday, September 21, 2025

Banorët e Urës së Gjakut e “mbushin” vendin në mbështetje të Arian Tahirit e Igballe Islamit

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri bashkë me 3-shin e listës, Igballe Islamin sonte ishin pjesë e takimit me banorët e Urës së Gjakut të cilët ishin të shumtë në numër në mbështetje të Tahirit e Islamit.

“Banorët e “Urës së Gjakut” kanë vendosur. Këtu s’ka vend për pasiguri, por ka vetëm vendosmëri dhe angazhim. Ky është tubimi i shpresës. Ky është tubimi i besimit që nuk do të ndalet!”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, çdo votë, çdo mbështetje është një hap përpara për t’i realizuar ëndrrat e Mitrovicës dhe mitrovicasve.

“Faleminderit, Igballe Islami. Faleminderit të gjithë banorëve të lagjes “Ura e Gjakut”, shkroi Tahiri.

“Ne jemi bashkë për ty, Mitrovicë!” #PDK191 #IgballeIslami3

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer