Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 08:00 ka arrestuar një person në Drenas, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ngacmim seksual, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Pas arrestimit, ai është intervistuar në prezencë të organeve kompetente.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.