Sunday, December 7, 2025

Haxhiu nga Mitrovica e vë në dyshim fitoren e Pecit: Që është kismet, që s`është dujeja m`u çu nuk kanë çka me të bo

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka takuar qytetarin Haxhi Xhevat Hasani.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Peci tregohen bisedën që e ka pasur me personin në fjalë.

Gjatë bashkëbisedimi Peci thotë se garën për të parin e Mitrovicës e ka filluar me mendje të hairit.

“Me mendje të hairit e kemi nis, tash shyqyr që është vullnet i qytetarit që e përcakton”, thotë Peci.

Ndërsa, haxhiu i nderuar i tregon Pecit se gjithçka bëhët me kismet.

“Kanë me e caktu me emër të Allahut. Që është kismet, se që nuk është dyjeja mu çu nuk kanë çka me bo”, thotë Haxhi Xhevat Hasani.

Duket që Haxhi Xhevati i ka përcjell mirë debatet e kandidatëve për kryetar të Mitrovicë, ku Faton Peci po performon shumë dobët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer