Tuesday, September 23, 2025

Banorët e Likoshanit dhe Gradicës me përkrahje të madhe për kandidaturën e Lladrovcit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takime me qytetarët në Gradicë dhe Likoshan, ku i shoqëruar nga Naim Gjeli dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës, ka bashkëbiseduar rreth arritjeve të qeverisjes lokale dhe projekteve kapitale që pritet të zbatohen në të ardhmen, shkruan rajoni.org

Ai tha se përmes dëgjimeve buxhetore janë evidentuar nevojat kryesore të qytetarëve, projektet me prioritet dhe nisma që synojnë ngritjen e cilësisë së jetës.

Ai shtoi se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Gradicës dhe Likoshanit në tubime është dëshmi e krenarisë për kontributin e tyre në çlirim dhe shtetndërtim, duke theksuar se ata meritojnë të gjitha të mirat që sjell liria e Kosovës dhe pushteti lokal.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer