Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takimin e dytë me pronarë të bizneseve dhe afaristë të komunës, ku ka theksuar rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, shkruan rajoni.org.
Ai tha se ekipi i tij i qëndron besnik zotimeve për lehtësira maksimale në ushtrimin e veprimtarive ekonomike dhe se çdo ditë punohet për të krijuar klimë sa më të favorshme për investitorët.
Postimi:
Në takimin e dytë me pronarë të bizneseve dhe afaristë, theksova rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, në veçanti e vlerësoj punësimin e të rinjve dhe grave, me ç’rast ritheksova se jam krenar me kompanitë që operojnë në Drenas dhe me kontributin e tyre për zhvillimin e komunës tonë.
Drenasi është zemra e Kosovës dhe ka shumë të interesuar për të themeluar dhe për të zgjeruar këtu veprimtarinë e vet afariste. Ne i qëndrojmë besnik zotimeve tona për lehtësira maksimale për të ushtruar veprimtarinë ekonomike në komunën tonë, njëherësh, çdo ditë përpiqemi ta bëjmë klimën për investitorët sa më të përshtatshme.
Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion” i sigurojmë investitorët vendorë e ndërkombëtarë se vendi më i përshtatshëm për biznes është komuna jonë, zemra e Kosovës!
Vazhdojmë edhe katër!