Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht emrat e tre personave që kanë përfunduar në pranga pas bastisjes së Policisë në lokalin “Lizart” në rrugën “Pandeli Sotir” në Vushtrri, ku u zbulua një veprimtari e paligjshme bixhozi dhe organizim i skemave piramidale.
Të arrestuarit janë: Benjamin Vatovci, Gentrit Hajdari, Basri Maxhuni.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 525 euro para të gatshme, 3 telefona mobil, disa fletëpagesa dhe prova të tjera që lidhen me veprimtarinë e kundërligjshme.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.