Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka takuar lojtarët e anëtarët e klubit të futbollit “Trepça”.
Tahiri tha se si kryetar do të angazhohet për më shumë investime, më shumë respekt dhe më shumë dashni për sportin.
Postimi i plotë:
Në shtëpinë gjelbër e zi. 💚⚽
“Na jemi me ty, në të mirë e në të keq” – këndon Torcida. E tillë do të jetë edhe përkrahja ime për klubin që i ka dhënë gjithçka Mitrovicës. Si kryetar, do të angazhohem për më shumë investime, më shumë respekt dhe më shumë dashni për sportin tonë.
Trepça në fushë.
Torcida në tribunë.
Unë, në krah të tyre, sepse janë krenaria jonë.
Për ty gjithmonë, Trepçë e Torcidë. Për ty gjithmonë, Mitrovicë! 💚🖤