Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar dy vajza vushtrriase të cilat sipas tij udhëheqin suksesshëm një biznes.
Tahiri tha se programi i tij ka në qendër përkrahjen me grante komunale për gratë në biznes.
“Prandaj mbështetja qytetare po rritet dhe fitorja jonë është fitore për të gjithë Vushtrrinë!”, tha tutje ai.