Thursday, October 9, 2025

Dy kandidatë nga “Guxo” i bashkohen Nismës Socialdemokrate në Malishevë

Dy kandidatë të listës “Guxo” për Kuvendin Komunal të Malishevës kanë vendosur t’i bashkohen Nismës Socialdemokrate, duke shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin aktual, Ekrem Kastrati.

Genita Krasniqi ka njoftuar sot tërheqjen nga gara zgjedhore si pjesë e subjektit “Guxo”, duke deklaruar se nga tani e tutje do të angazhohet në përkrahje të vizionit dhe platformës së Nismës Socialdemokrate, nën udhëheqjen e Kastratit.

Në të njëjtën linjë, edhe Astrit Shala nga fshati Banjë, i cili garonte me numrin 18 në listën e “Guxo”, ka marrë vendimin për t’u larguar nga kjo listë dhe për t’iu bashkuar po ashtu ekipit të Nismës.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer