Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Këtë herë, ai u takua me banorët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës, ku ishte i shoqëruar nga Arjanit Hoti, Altina Berisha dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës.
Në fjalën e tij, Lladrovci foli për platformën “Për Drenasin Kampion”, duke theksuar “101 arsyet për të dalë në votim” dhe për fitoren që, sipas tij, do të jetë e qytetarëve kampionë.
Ai tha se projektet e filluara, ato që janë në proces dhe dhjetëra të tjera të planifikuara për mandatin e ardhshëm, do ta bëjnë Drenasin më tërheqës për jetesë, investime dhe punësim.
“Ato që i thonë kundërshtarët aktualë politik po bien në ujë dhe po demantohen nga vet propaganduesit e qendrat e tellallëve në mediat lokale e nacionale”, ka shkruar ai.