Thursday, October 9, 2025

Shembull frymëzues i qëndresës: Baci Ali Kadriu nderohet nga Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë nderuar sot Baci Ali Kadriun, vëlla i dëshmorit të lirisë së Kosovës, për qëndresën dhe ruajtjen e historisë së familjes së tij.

“Derisa sot shumëçka tregtohet, para syve kemi një mësim të madh se jo gjithçka mund të shitet dhe blihet”, ka shkruar Nura në postimin e tij. Ai ka theksuar se Baci Ali, pavarësisht ofertave milionëshe nga Serbia dhe çdo pasurie tjetër, nuk e shiti shtëpinë e familjes në Kroin e Vitakut në Mitrovicë. Shtëpia, sipas Nures, nuk është thjesht një ndërtesë, por përmban histori, kujtime dhe gjurmë të një jete.

Postimi:

Derisa sot shumëçka tregtohet, para syve kemi një mësim të madh se jo gjithçka mund të shitet dhe blihet.
Baci Ali Kadriu – një personalitet i dashur dhe jo pak i njohur, vëlla i dëshmorit të lirisë së Kosovës, nuk u tundua as nga milionat e ofruara nga Serbia, e as nga çdo lloj pasurie tjetër, për të shitur shtëpinë në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, sepse ajo kullë nuk është thjesht mure e çati, por është një histori në vete, kujtime dhe gjurmë jete.
Sot, kemi nderin që për të gjithë këtë qërndresë dhe shembull frymëzues, t’i ndajmë, bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, mirënjohje, duke na kujtuar se dashuria për atdheun dhe shtëpinë është më e fortë se pasuria material, dhe se nderi, identiteti e trashëgimia as nuk blihen as nuk shiten.
Qofsh me shëndet, baci Ali!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer