Thursday, October 9, 2025

Gazmend Muhaxheri: Dubova dëshmoi fuqinë e besimit qytetar për zhvillimin e Pejës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Dubova sot ka treguar mbështetje të madhe për të dhe për ekipin e tij.

Ai u shpreh se besimi i sinqertë i qytetarëve është motivimi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe vendosmëri në shërbim të zhvillimit të Pejës.

“Dubova sot dëshmoi fuqinë e besimit qytetar, duke na dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe duke vlerësuar punën tonë të deritanishme; kjo besë e sinqertë është motivimi ynë më i madh për të vazhduar me më shumë përkushtim e vendosmëri në shërbim të zhvillimit të Pejës,” ka deklaruar Muhaxheri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer