Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Prof. Dr. Ramë Vataj, aktualisht anëtar i këshillit drejtus në këtë parti i është bashkuar radhës së përkrahësve të kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan rajoni.org.
Përmes një postimi, Vataj ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme, duke kujtuar lidhjet e gjata dhe miqësinë me Lladrovcin.
“Shokë në luftë e në paqe, bashkë edhe në vështirësi. Suksese miku im!”, ka shkruar Vataj, duke dhënë një mesazh të qartë për përkrahjen e kandidaturës së Lladrovcit.
