Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në Skenderaj, Ilir Seferi, ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në rrjetet sociale lidhur me kujdesin ndaj prindërve.
Në postimin e tij, Seferi thekson se mentaliteti shqiptar nuk e lejon që prindërit të mbeten vetëm dhe të dërgohen në shtëpi të pleqve.
“Prindërit nuk i çojmë në shtëpi të pleqve!
Sepse prindërit janë rrënjët tona, bekimi ynë dhe drita e familjes.
Mentaliteti ynë shqiptar nuk e lejon që ata të mbeten vetëm.
Ne kujdesemi për ta në shtëpitë e tyre, aty ku ndihen më të dashur, më të respektuar dhe më afër zemrave tona”, ka shkruar ai.